Flash News

Ditari i Opozitës

Debat i ashpër mes Bashës dhe deputetit socialist: Plehrë, ta tregoj unë ty o fatkeqësi...maskara!

Debat i ashpër mes Bashës dhe deputetit socialist: Plehrë, ta

Kryedemokrati Lulzim Basha është debatuar me tonë të ashpëra me deputetin socialist Eduard Shalsi, teksa ky i fundit po mbante fjalën në Kuvend. Shalsi iu drejtua demokratëve dhe iu tha se e kanë zakon të keq që ndërhyjnë kur dikush është duke folur.

Kjo ka nervozuar Bashën, i cili i është kthyer duke e fyer dhe e quajtur "plehrë, maskara, injorant, fatkeqësi". Më pas ka ndërhyrë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i kërkoi Shalsit të ulej.

Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çështje edukate. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.

Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Ta përplas kokën! Maskara.

Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…

Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti

Nikolla: Ju kujtoj etikën zoti Basha.

Shalsi: Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je

Basha: Ta tregoj unë dobësinë

Shalsi: Mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje por…përveçse më bën për të qeshue me natyrën tëndë të të bërit të të fortit.

Basha: Jeni një grup horrash dhe banditësh.

Shalsi: Me të vërtetë mendon që..

Basha: Ore fatkeqësi! Koha juaj ka filluar të mbarojë. I gjithë llumi

Shalsi: Ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë

Basha: Ta tregoj unë se çfarë kam kuptuar, nuk mbijetohet. Ti ke hyrë në politikë për t’u pasuruar.

 

Të fundit