Flash News

Ditari i Opozitës

Debat në grupin e “Whatsapp”/ Anëtari i PD njoftoi për "Foltoren", deputetja i kthehet ashpër: Spiro, suksese ne jetë!

Debat në grupin e “Whatsapp”/ Anëtari i PD njoftoi

"Foltorja" e ish-kryeministrin Sali Berisha vazhdon të prodhojë përplasje mes demokratëve. Në grupin e “Whatsapp” të degës së Partisë Demokratike në Sarandë ka ndodhur një debat mes deputetes Ina Zhupa dhe anëtarit Spiro Vasa.

Ky i fundit ka nisur në grup njoftimin se Berisha do të mbajë "Foltoren" ditën e premte në Sarandë. Pas këtij mesazhi ka reaguar deputetja, e cila ka dërguar në grup foton e fletës së votimit, ku Vaso ka firmosur për të rizgjedhur Lulzim Bashën në krye të PD-së.

Krahas fotos, me ironi ajo shkruan "Spiro, suksese ne jetë". Anëtari i ka kthyer përgjigje duke i thënë se sukses do i urojnë kryedemokratit Lulzim Basha më 11 dhjetor, dita që është caktuar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Debati mes Zhupës dhe Vasos ka vijuar, ndërsa ky i fundit i kërkon deputetet të mos i marrë gjërat personale vetëm se kërkon të mbrojë Bashën,

Debati:

Ina Zhupa: Spiro, suksese ne jetë!

Spiro Vaso: Faleminderit deputete por suksese në jetë i themi dikujt që nuk i duam të mirën. Suksese në jetë do t’i themi Bashës në 11 dhjetor.

Ina Zhupa: Nuk janë në 11 dhjetor 2025 por në qershr zgjedhjet për kryetar, prapë je keqinformuar. Ke kohë deri atëherë të ndërrosh mendje prapë, se kur e ndërron për 3 muaj, imagjino për 4 vjet. Me këtë e mbyll! Edhe shpresoj që secili nga ju të ruajë integritetin e grupit të kryesisë dhe çdo gjë tjetër që s’ka lidhje me njoftime zyrtare dhe problematike qytetarësh t’i mbajë në komunikime private apo grupe qefjti. Gjithë të mirat!

Spiro Vasa: Ina ju jeni deputete e Luliut apo deputete e PD? Pyetja e parë që kisha? Në radhë të dytë mos i ktheni gjërat personale për të mbrojtur kryetarin. Nqs Luli sipas jush do jetë kryetar deri në 2025 ju si deputetë hajdeni në Sarandë dhe merrni pjesë në takim ato do të dëgjoni demokratët e vërtetë, jo servilat. Por dhe ju si gjithë të tjerët kur hipni në karrike ju pëlqejnë pak servilat.

Ina Zhupa: Për hir të grupit nuk do të përgjigjem siç e meriton! Respekto kryesinë ku gjendesh dhe kaq! Bisedat private dhe njoftimet bëji në kafe.

Debat në grupin e “Whatsapp”/ Anëtari i PD njoftoi

Debat në grupin e “Whatsapp”/ Anëtari i PD njoftoi

Të fundit