Flash News

Ditari i Opozitës

Debat në mbledhjen e grupit të PD, Noka: PD në krizë të thellë, zgjidhja është përtej karriges së kryetarit

Debat në mbledhjen e grupit të PD, Noka: PD në krizë të

Mbledhja e grupit të PD e zhvilluar pak para nisjes së seancës parlamentare është shoqëruare me debate mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetëve që kanë dalë krah lëvizjes së ish kryeministrit Sali Berisha.

Pas mbledhjes, deputeti Flamur Noka u prononcua për mediat dhe bëri të ditur se ku është fokusuar debati mes tyre.

Noka tha se bashkë me deputetin Tomor Alizoti dhe disa deputetë të tjerë i janë drejtuar Bashës se PD është në krizë të thellë dhe se kjo situatë ka nevojë për zgjidhje imediate.

“PD është në një krizë të thellë, kjo iu kërkua edhe nga unë, Alizoti që të kuptohet se kjo parti është në krizë, ka nevojë për zgjidhje dhe askush të mos fshihet sikur s’ka ndodhur asgjë. Zgjidhja është përtej karriges së kryetarit, kjo u kërkua nga Alzioti, unë dhe disa deputetë të tjerë”, tha Noka.

 

Të fundit