Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Debate në komisioni hetimor/ Opozita kundër kërkesës së Muços për marrjen në pyetje me dyer të mbyllura
Ka nisur mbledhja e radhës e komisionit hetimor për të dhënat e TIMS. Ish Përgjegjësi i Sektorit IT në Policinë e Shtetit Ardit Muço, ka kërkuar që dëshmia e tij ,të jepet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë kërkesa e tij është refuzuar nga kreu i komisionit deputeti demokrat, Ervin Salianji kjo ka krijuar debate në komision.
“E mbyllët edhe këtë mbledhje si lakuriqët e natës”, tha Salianji.
Toni Gogu e ka konsideruar kundërshtinë e anëtarëve të opozitës në komision, si tragjike.
Pas hedhjes në votim u vendos që Muço të merret në pyetje me dyer të mbyllura.
Toni Gogu: Sa më shumë kohë kalojmë duke folur, aq më shumë kohë i marrim detyrës sonë dhe ia shtojmë detyrës që nuk na e ka besuar njeri, atë të shoët televiziv.
E panevojshme që komisioni të krijojë një tragjikomedi, ku tragjikja është se si interesi shtetit nuk kuptohet nga parlamentarët.
Kur dëshmitarët që janë nëpunës të shtetit kërkojnë që jeta e tyre të ruhet dhe bashkë me të dhe interesi i shtetit, ne të ngremë pyetjen çfarë sekreti paska ky. Nuk na ka ngarkuar njeri të sekretojmë informacione, por të zbatojmë kërkesat që kur dëshmitarët deklarojnë se kanë sekret, ne ta respektojmë atë.
Kjo është tragjike, kur shkelet ligji dhe në emër të zbatimit të ligjit shkelet ligji.
Komikja është të bësh të çuditurin e të thuash cili është meraku.
Ju doni që prokurorët t’i shihni në tv e të dëgjoi ç’punë bëjnë. Doni të shihni shtetin në televizor sepse keni shembull tallavanë e qytetarit digjital.