Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi-mazhorancës: Nuk kemi ndërmend të respektoni Kushetutën

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi-mazhorancës: Nuk

Ka nisur mes debatesh Konferenca e Kryetarëve.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar mbledhjen e thirrut nga kryeparlamentari Niko Peleshi. Bardhi tha se bashkangjitur me njoftimin për Paketën Fiskale duhej të kishte ardhur edhe Buxheti 2026.

“Na keni njoftuar se ka ardhur Paketa Fiskale. Ju kujtoj se duhej të kishte ardhur bashkë me buxhetin, por përtej kësaj duhet ndjekur e njëjta procedurë si me buxhetin. Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete. Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni rregulloren dhe kushtetutën”, tha Bardhi.

Të fundit