Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në Kryesinë e PD-së, Noka – Salianjit: Ha dreka e darka me Ergys Agasin

Debate në Kryesinë e PD-së, Noka – Salianjit: Ha dreka e
 Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila nisi punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00.

Në mbledhje ka pasur përplasje mes Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji.

Noka e ka akuzuar Salianjin se me lëvizjet e tij personale po i shërben kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se takimet që ai po zhvillon në rrethe nuk po bëhen me demokratë.

Sipas Nokës, nëse Salianji zhvillon një takim në Elbasan, “Suel Çela mund t’ia mbushë sallën”, duke vënë në dyshim mbështetjen që ai pretendon.

Nga ana e tij, Salianji ka kundërshtuar, duke u shprehur se mbledhja po devijon nga rëndësia e protestës drejt diskutimit për lëvizjet e tij politike në rrethe.

 Reagimi i Nokës ka qenë i ashpër, duke iu drejtuar Salianjit me fjalët: “Je një mashtrues publik.”

Debatit i është bashkuar edhe Elda Hoti, e cila ka deklaruar se firma për Avokatin e Popullit i është kërkuar personalisht nga Salianji, duke hedhur dritë mbi prapaskena të tjera brenda grupit drejtues.

Të fundit