Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet mes Nokës dhe Aliajt, Vokshi: Në PD janë normale, Aliaj nuk është përjashtuar

Debatet mes Nokës dhe Aliajt, Vokshi: Në PD janë normale, Aliaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila mori pjesë në takimin e zhvilluar në Kamëz, ku u diskutua mes anëtares së kryesisë së degës, Anila Aliaj, dhe numrit dy të PD-së, Flamur Nokës, thekson se debatet e tilla janë të zakonshme dhe kanë ndodhur edhe në mbledhje të tjera.

Në një intervistë për A2CNN, Vokshi akuzoi se në takim kishte persona që përpiqeshin të manipulojnë situatën dhe mohoi që Aliaj të jetë përjashtuar nga partia.

“Është një ngjarje krejt normale. Debate të brendshme ka në çdo parti, edhe në PS, edhe kur nuk ka individë që përpiqen të shtrembërojnë debatin. Ky është një moment i shkurtër, vetëm 5 sekonda, dhe nuk ka asgjë të çuditshme. Shumë më tepër do të shohim gjatë zgjedhjeve të tjera. Sigurisht që disa do të përpiqen ta nxjerrin këtë episod për ta bërë lajm, por procedurat në PD do të ndiqen normalisht,” tha Vokshi.

Deputetja shtoi se nuk ka pasur asnjë vendim për shkarkimin e zonjës Aliaj dhe se çdo çështje do të trajtohet sipas procedurave të brendshme të partisë.

Të fundit