Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet në mbledhjen e grupit, Baçi: Alibeaj provokoi, nuk i bindet mendimit të anëtarëve

Debatet në mbledhjen e grupit, Baçi: Alibeaj provokoi, nuk i bindet

Mbledhja e grupit parlamentar të PD është shoqëruar me debate mes deputetëve, ku pati edhe përplasje mes Berishës dhe Alibeajt.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi, than ë një intervistë për RTV Ora se ishte faji i Alibeajt për debatet dhe përplasjet, pasi kreu i grupit ka provokuar duke mos iu bindur mendimit të anëtarëve.

Baçi shtoi se Alibeaj bashkë me Lulzim Bashën kërkojnë përçarjen e grupit.

“Pati debate në mbledhjen e grupit parlamentar. Këto vijnë si rrjedhojë e drejtimit që i bën  grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Që në fillim të mbledhjeve, provokon në mbledhje, me mënyrën se si e drejton mbledhjen dhe nuk i bindet mendimit të grupit parlamentar. Ky zotëri ka detyrimin që t’I bëjë një shkresë parlamentit që grupi parlamentar i PD-së është ky grup që ka dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Askush nuk ka të drejtë që x deputet mos të jetë pjesë e grupit parlamentar, këtë ka bërë Basha me Alibeajn. Janë vendime që i kanë marrë një individ i vetëm, Lulzim Basha dhe Alibeaj, gjë që nuk e kanë në kompetencë. Që këtu duket se Alibeaj kërkon të mbajë peng grupin parlamentar, ta mbajë të përçarë. Kjo është edhe arsyeja që ka tone të larta dhe diskutime”, tha Baçi.

Të fundit