Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet në mbledhjen e Kryesisë, Jemin Gjana-Bashës: Je përgjegjës për humbjen e dytë dhe të tretë

Debatet në mbledhjen e Kryesisë, Jemin Gjana-Bashës: Je

Ish-kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana duket se u është bashkuar zërave kritikë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët e bëjnë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Prej një ore po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së PD pas zgjedhjeve. Ky takim ka nisur me debate të forta mes Bashës dhe Fatbardh Kadillit, kandidat për kryetar PD.

Megjithatë, zërave kritikë u është bashkuar edhe Jemin Gjana, i cili sipas burimeve të Politiko.al ka bërë përgjegjës Bashën për humbjen e PD, madje për herë të tretë.

“Kryetar je përgjegjës për humbjen e dytë, madje edhe për te tretën”, mësohet t’i ketë thënë Bashës në mbledhje.

Të fundit