Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet për kreun e ri të PD/ Ristani: Mos fol në emër të familjes demokrate, Xhaferri: Jam përfaqësues

Debatet për kreun e ri të PD/ Ristani: Mos fol në emër

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferri dhe Arben Ristani janë përfshirë në një debat lidhur me kandidaturat për kreun e ri të PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Xhaferri u shpreh në Open, se ishte kundër kandidimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Ristani kërkoi që ai të mos flasë në emër të familjes demokrate. Xhaferri iu përgjigj Ristanit duke i thënë se ishte pjesë e saj dhe kishte të drejtë të shprehej si i tillë.

Pjesë nga debati:

Ristani: Rrotulloheni dhe vini në të njëjtën pikë.

Xhaferraj: Veprojmë që tani që të mos ketë Rama mandatin e katërt.

Ristani: Ju thoni të ndërpresim mundësinë për të garuar përmes statutit.

Xhaferraj: Pritshmëria e familjes demokrate na çon tek kjo. Nuk e kërkoj unë, është pritshmëria që më çon tek ky gjykim.

Ristani: Unë të them që e ke gabim që flet në emër të familjes demokrate.

Xhaferraj: Unë përfaqësues jam.

Ristani: Meqë futesh si përfaqësues, duhet të flasësh si i tillë jo në emër të familjes demokrate.

Xhaferraj: Jam pjesë dhe mund të flas.

 

Të fundit