Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet për zgjatjen e vettingut, Dashamir Shehi: 3 herë është ndërhyrë në Kushtetutë, nuk vihet gishti mbi problem

Debatet për zgjatjen e vettingut, Dashamir Shehi: 3 herë

Deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha gjatë fjalës që mbajti në kuvend se është dakord për zgjatjen e afatit të vettingut, por ndryshimet kushtetuese për vettingun nuk e zgjidhin problemin.

Ai tha se deri tani janë bërë tre ndërhyrje në Kushtetutë, por nuk trajtohet problemi sic duhet.

Do kthehemi pas nja 2 vitesh këtu për të diskutuar të njëjtat muhabete. Populli i shkretë nuk kupton ndryshimet kushtetuese. Dua të bëj një historik të vogël. E kemi votuar ndryshimin kushtetues 140 vetë, jetik për Shqipërinë, reforma në drejtësi është i vetmi që mund të vendosë në binarë. Këtu shumicën e institucioneve i ka partia, shumicën e korrupsionit e bën partia. 

Vettingu ka qenë selektiv, dhe këtë e kuptojnë të gjithë. Tjetër është vonesa. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Shqipëria ka 5-6 vite që kanë mbetur në dorë të një qeverie.

Nga ana tjetër ne nuk mund ta largojmë gjykatën shumë nga njerëzit. Dhe kjo ndodh sepse s'ka më gjykatës. Dhe kjo është derivat i kësaj reforme. Kthehemi flasim pas 6 viteve dhe nuk vëmë gishtin në probleme. Dhe kjo nuk është serioze për një Kuvend që ka ndërhyrë deri tani 3 herë në Kushtetutë për këtë çështje. Vendosini afat tamam. Jo më pak se 100 se ndryshe nuk ia vlen”, u shpreh Dashamir Shehi.

 

Të fundit