Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet tek Komisioni për Sterilizimin, Vokshi: Mazhoranca po tenton të pengojë hetimet

Debatet tek Komisioni për Sterilizimin, Vokshi: Mazhoranca po tenton

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up, Albana Vokshi ka folur për mediat pas debateve me deputetin socialist Plarent Ndreca, gjatë mbledhjes.

Vokshi u shpreh mazhoranca po tenton të bllokojë punimet e komisionit dhe hetimet parlamentare.

Ajo tha se socialistët po kapen me nenet që bien ndesh me Kushtetutën duke refuzuar miratimin e kërkesave për informacion.

“Ashtu siç edhe pritej mazhoranca tentoi të bllokonte punimet e komisionit. Ne çdo herë që mblidhemi po mundohemi të evidentojmë që ligji për komisionet e kanë bërë qëllimshëm për të penguar hetimet parlamentare. Duke u kapur pas neneve që bien ndesh me Kushtetutën tentojnë të pengojnë hetimin për 200 mln euro. Refuzuan miratimin e kërkesave për informacion”, tha Vokshi.

Të fundit