Flash News

Ditari i Opozitës

Debati në kampin blu, Kulluri-Bashës: Fol një fjalë o burre i dheut, trimat bien në luftë dhe jo në krevat!

Debati në kampin blu, Kulluri-Bashës: Fol një fjalë o burre
Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar për situatën në kampin opozitar dhe qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Duke u ndalur te debati "Berisha", ai thotë se të gjithë po japin qëndrimin e tyre, ndërsa Basha ende asnjë reagim.

Duke ironizuar ai ngre disa pyetje për kryedemokratin, ku i kërkon të shprehet për situatën në PD, shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha, njohjen e Parlamentit, etj.

"Je i vetmi njeri në botë që paguhesh shumë për të fjetur dhe mos bërë asgjë!!! E gjitha paguhet kur punon, ti kur rri!

Nuk ke mendim, nuk mban mend se ç’thua, ke frike, nuk di c’të bësh?! Fol 1 fjalë o burre i dheut! Trimat në lufte bien, jo në krevat!"-shkruan Kulluri në rrjetet sociale.

Pas vendimit të DASH për Berishën disa demokratë kanë kërkuar distancimin e PD nga lideri historik i saj, ndërsa të tjerë kërkojnë një qëndrim të prerë nga Basha.

Na ndajnë vetëm tre ditë nga nisja e Kuvendit, ku opozita do të rikthehet pas dy vitesh dhe me pretendimet se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin të rregullta. Të tjera zëra kërkojnë nga Basha që të flasë mbi aksionin opozitar që do të ndiqet në vijim.

Të fundit