Flash News

Ditari i Opozitës

Debati në Kamzë me Nokën/ Berisha: Asnjë nuk është përjashtuar nga partia

Debati në Kamzë me Nokën/ Berisha: Asnjë nuk është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot lidhur me debatin e Flamur Nokes me anëtaren e PD-së, Anila Aliaj, duke sqaruar se ajo nuk është përjashtuar nga partia. Berisha u shpreh se asnjë anëtar apo simpatizant i PD-së nuk mund të largohet për shkak të mendimeve të tij, ndërsa theksoi se nuk ekziston asnjë vendim zyrtar i forumeve që të ketë sanksionuar zonjën Aliaj.

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, ai nënvizoi se brenda PD-së çdo person ka të drejtë të shprehë lirshëm opinionet e tij, duke shtuar se pluralizmi i mendimit është parim i pandryshueshëm në parti.

Berisha: Ajo zonja që foli me Flamur Nokën, nuk është larguar nga partia dhe askush nuk mund të largojë absolutisht asnjë anëtar dhe simpatizant pse i tha këto, Sali Berishës, Flamur Nokës apo cilit do drejtues. Kjo nuk ekziston në këtë parti.
Zonja nuk mund të largohet, nuk mund të përjashtohet nga partia asnjë njeri për mendimet e tij.
Por nëqoftëse ta supozojmë në rastin ekstrem se ndodhi, zonja ka të gjithë rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.
Në vend të kësaj, ajo zgjodhi mediat, ajo bëri një zgjidhje të saj. Por në dijeni time, në raportimet që janë bërë, ajo nuk është përjashtuar nga partia. Nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi, të asnjë qelize të partisë për përjashtimin e zonjës nga PD dhe nuk mund të ketë për asnjë anëtar.
Tani ne jemi Parti Demokratike, e mendimit të lirë, secili. Po. Ti mendon se, unë duhet të largohem apo tjetri duhet të largohet. Normal. Por kur vjen puna ama se mendimin tënd do e shprehësh me votë dhe do të krijojë ty mundësi të plotë që të shprehësh me votë mendimin tënd.

Të fundit