Flash News

Ditari i Opozitës

Debati në PD, Pollo: T’i vendoset kapaku sa më shpejt

Debati në PD, Pollo: T’i vendoset kapaku sa më shpejt

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka folur për situatën në Partinë Demokratike. Ai tha për “Të Vaksinuarit” se kësaj situate duhet t’i vendoset një herë e mirë “kapaku”.

Pollo shtoi se ka qëndruar i distancuar nga debatet e brendshme. Gjithashtu theksoi se pas Kuvendit të 11 dhjetorit në PD ka pasur anëtarësime të reja.

Genc Pollo kërkon që të zgjidhet sa më shpejt kryetari i ri i PD-së dhe në këtë mënyrë t’i vendoset një herë e mirë “kapaku” për debatin e brendshëm.

“Për debatin e brendshëm unë nuk kam marrë pjesë në këto polemika sepse nuk dua të ndahem në dy kampe. PD që ka një anëtarësi të madhe, ka anëtarësime të reja pas kuvendit më 11 dhjetor. Aty nisi gjithçka. Ky proces për të mirë të opozitës duhet të ketë një kapak sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo punë duhet të marrë drejtimin sa më shpejt dhe të përcaktohet organet drejtuese. Kjo situatë brenda PD-së dua që mos shtyhet më pasi ka shumë anë negative. Është zgjatur më shumë se ç’duhet. Nuk duhet të shtyhet akoma edhe më shumë”, tha Pollo.

 

Të fundit