Flash News

Ditari i Opozitës

Debati/ Noka: Në PD s'ka zyrë protokolli. Ndërhyn në lidhje telefonike Bardhi: Sportelistja është dhe protokolliste

Debati/ Noka: Në PD s'ka zyrë protokolli. Ndërhyn në

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka debatuar me deputetin Flamur Noka për ekzistencën ose jo të një zyre protokolli në PD, ku të dorëzohen shkresat.

Teksa Noka ka thënëpër "Kjo Javë" që në selinë blu nuk ka një zyrë protokolli, Bardhi ka ndërhyrë në një lidhje telefonike, duke e mohouar këtë pretendim.

Sekretari ftoi këdo që të vizitojë zyrën e protokollit, ndërsa shtoi se kjo detyrë i është ngarkuar prej muajsh sportelistes. Noka nuk e ka pranuar, duke theksuar se në PD nuk ka zyrë protokolli.

Deputeti shtoi se formularët nuk mund të çohen t'i verifikoje sekretari apo kryetari Lulzim Basha, pasi delegatët kanë firmosur për shkarkimin e tyre.

Noka: Nuk ka kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi instuticion i ligjëshëm, Këshilli Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mund t’i çoj t’i verifikojnë ata.

Bardhi: Nuk është çështje versionesh. Nuk ka zyrë protokollesh të regjistrohet në QKR. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë këtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë instuticion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identikie me atë të 2009-ës.

Noka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen firmat sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokratët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.

Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.

Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.

Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qeshor me detyrën e specialistets së protokollit.

Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.

Bardhi: Nëse Noka do të kishte pas interes do të kishte dashur dialog në Kuvend do të kishte ndjekur procedurën që ai vetë e ka thënë më 29 tetor.

 

Të fundit