Flash News

Ditari i Opozitës

Debati për ‘5 qershorin’, a po merr Meta rolin e liderit të opozitës: Basha: Vetëm nëse mendoni se unë kam përsipër rolin e presidentit

Debati për ‘5 qershorin’, a po merr Meta rolin e liderit

I pyetur nëse Presidenti i Republikës Ilir Meta po merr rolin e liderit të opozitës për shkak të reagimeve të ashpra të tij për marrëveshjen e 5 qershorit, krydemokrati Lulzim Basha e mohoi duke thënë se kreu i shtetit po ushtron kompetencat e tij.

Basha argumentoi se referuar situatës aktuale, opozita ka dy shqetësime kryesore: krizën ekonomike dhe shëndetësore.

"Vetëm në qoftë se mendoni se unë kam përsipër rolin e Presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë dhe është betejë e përditshme, por s’mund ti mbivendoset krizës që po bëjnë kërdinë në tavolinën xhepat e shqiptarëve.

E qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë dhe krizën të përparojë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, t’i vjedhë e gllabërojë. Këto janë llogaritë e grupit strukturuar kriminal të Edi Ramës", tha ndër të tjera Basha.

 

Të fundit