Flash News

Ditari i Opozitës

'Debati publik ka vdekur! Të na rrojnë sa malet piktori ekstravagant dhe hollandezi fluturues!'

'Debati publik ka vdekur! Të na rrojnë sa malet piktori
Foto Ilustruese

Shqipëria prej një kohe të gjatë ndodhet në krizë politike, ndërsa krerët e partive akuzojnë dhe kundër akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion, keqmenaxhim të pandemisë, PPP, dhe shumë problematika të tjera, duke i qëndruar larg një debati të mirëfilltë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, shprehet se ‘debati publik ka vdekur’ dhe se e vetmja gjë që mbetet janë “genjeshtrat, sharjet, fyerjet, vulgariteti, kercenimet, shantazhet, talljet dhe ofendimet”.

“Te na rrojne sa malet piktori ekstravagant dhe holandezi fluturues!”, shkruan Kulluri duke thumbuar kryeministrin Rama.

Kujtojmë se, prej kohësh kryedemokrati Basha dhe Presidenti Meta i kanë bërë një ftesë të hapur kryeministrit Rama për debat publik, të cilat vijojnë të jenë ende pa përgjigje.

Postimi i plotë i Kullurit:

Debati publik ka vdekur! Genjeshtra, sharje, fyerje, vulgaritet, kercenime, shantazhe, tallje, ofendime!
Dhe pastaj kupton se sa mire ishim para 16 vitesh!
3 hapa pas, asnje hap para!
Te na rrojne sa malet piktori ekstravagant dhe hollandezi fluturues!
Turp qe drejtohemi nga vulgaritet dhe llumhane e ketij niveli! Impotente politike qe nuk prodhojne dot asnje teze politike per te qene!

Të fundit