Flash News

Ditari i Opozitës

"Debati ‘vdiq’ pas 2017-ës", Bylykbashi tregon deputetët që vendosën në vështirësi Bashën

"Debati ‘vdiq’ pas 2017-ës", Bylykbashi tregon

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka treguar deputetët të cilët kanë vënë në vështirësi Lulzim Bashën.

Për Abc News, Bylykbashi tha se debate politik në PD, 'vdiq' pas vitit 2017. Për deputetin, Patozi, Topalli, Bode dhe Bregu, kanë qenë deputetët që kanë vendosur në vështirësi Bashën.

“Në vitin 2013-të ka patur debat. Unë mbaj mend që Patozi, Bode, Topalli, Bregu e vendosnin Bashën në një pozitë shumë të vështirë. Kam parë një grup parlamentar ku debati ishte debat, pas vitit 2017-të kur ai i sheshoi, nuk kishte më debat”, tha Bylykbashi.

Kujtojmë se Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Me vendim të gjykatës, Komisioni i Rithemelimit merrr zyrtarisht drejtimin e selisë blu. 

Të fundit