Flash News

Ditari i Opozitës

‘Dëbimi’ i Andi Lilës nga stadiumi i Kavajës, Berisha: Edvini e përzuri si armik klase sepse është në listat e PD

‘Dëbimi’ i Andi Lilës nga stadiumi i Kavajës,
Foto Ilustruese/ Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas urdhrit për largimin nga fusha të ish-futbollistit të Kombëtares, tashmë kandidat për deputet i PD-së në Kavajë, Andi Lila.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka postuar momentet e diskutimit mes Lilës dhe një personi të tretë, i cili ishte urdhëruar për të larguar ish-futbollistin nga ambientet e fushës duke i ndërprerë intervistën.

Për Berishën, ngjarja qartësishtë ka prapavijë politike, pasi Lila është pjesë e listave për kandidatë në PD.

“Momenti kur futbollisti i mirenjohur Andi Lila, qytetar nderi i Kavajes perzehet nga fusha me urdher te Edvinit si armik klase sepse eshte ne listat e kandidateve te PD! sb”, shkruan Berisha krahas videos.

 

 

Të fundit