Flash News

Ditari i Opozitës

Dega 3 e PD-së në Tiranë në mbështetje të Berishës: Do marrim pjesë në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor

Dega 3 e PD-së në Tiranë në mbështetje të

Dega 3 e Partisë Demokratike ka dalë në mbështetje të Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor, të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. 

Kryetari i PD, Degës 3, Tiranë, Gëzim Demushi në një postim në Facebook shkruan se mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi.

"Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise. Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi.

Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve. Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdoshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit.

Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021", shkruhet në njoftimin zyrtar të degës 3 të PD-së. 

 

Të fundit