Flash News

Ditari i Opozitës

PD-ja e Elbasanit publikon emrat që firmosën pro Berishës: 272 delegatë nga 409 do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit

PD-ja e Elbasanit publikon emrat që firmosën pro Berishës: 272

Dega e Partisë Demokratike të Elbasanit ka publikuar para selisë së PD-së emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 Dhjetor, thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, Bledi Himçi ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur pro Berishës me vullnet të lirë.

"Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. Ka qenë një prej procese më demokratike. Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike  272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor", tha Himçi.

 

 

 

Të fundit