Flash News

Ditari i Opozitës

Dëgjesë publike me rektorin e Universitet Bujqësor, Berisha: Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri

Dëgjesë publike me rektorin e Universitet Bujqësor, Berisha: Rama

Gjatë një prononcimi për mediat kreu demokrat Berisha ka komentuar thirrjen e grupit te PS nga Rektori i Universitetit Bujqësor pas procedimeve nga SPAK.

Berisha: Këto qëndrime, së pari, dëshmojnë edhe njëherë se, Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmojnë shumë qartë se, kërkon që çdo urdhërarresti para se të ekzekutohet apo të lëshohet të kalojë nga zyra e tij, të marrin lejen e tij.

Së fundmi, përdor me një rast të pashembullt, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, dhe kjo është vazhdimi i grushtit të shtetit.

 Grushti i shtetit brenda shtetit quhet atëherë kur njëra degë e pushtetit, në rastin konkret dega ekzekutive, do të marrë fuqi dhe pushtet të degës tjetër, degës gjyqësore.

E nisën me rrethimin e gjykatës dhe marrjen peng për disa orë të gjykatësve. Tani vazhdojnë të bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës.

Pra, çfarë tregojnë këto? Tregojnë se, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri.

Të fundit