Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e ambasadës amerikane, Berisha: Nuk jam këtu për të diskutuar për të shkuarën

Deklarata e ambasadës amerikane, Berisha: Nuk jam këtu për

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ambasadës amerikane, e cila shprehej se nuk do të bashkëpunonte me persona ‘non grata’, referuar zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Berisha tha jashtë Kuvendit se nuk do të diskutonte për të shkuarën teksa tha se dukej sikur deklarata, ishte shkruar nga ish-ambasadorja Yuri Kim.

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen.

Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush.

Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën,” tha Berisha.

 

Të fundit