Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Celibashit për votën e diasporës, Zhupa: Zarfat nuk erdhën me DHL, por me Postën e Ramës

Deklarata e Celibashit për votën e diasporës, Zhupa: Zarfat nuk

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me procesin e votimit nga diaspora.

Teksa iu referua deklararës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili tha se zarfet nuk kanë ardhur me mënyrë normale, por me postë, Zhupa shkruan në rrjetet sociale se votat nuk janë të rregullta dhe është minuar integriteti i procesit.

"Me zë dhe figurë si është shkatërruar votimi i diasporës!
Zarfat nuk kanë ardhur me DHL (sipas kontratës) por me Postën e Ramës dhe mënyra të tjera si psh me thasët e Taulantit. Edhe kjo përkon me kohën kur deklaruan mish mashin dhe që do i mbushnin vetë!
Votat qartësisht nuk janë më të rregullta dhe është minuar integriteti i procesit.
Është njëlloj sikur në votimin në Shqipëri dikush të shkonte me fletën e vet me vete dhe të lejohej ta hidhte direkt në kuti!!!
Nga votat e thasëve të Taulantit, PD në qarkun e Vlorës humbi një mandat, duke shtuar akoma më shumë shkelje një procesi të brendshëm me skema po aq kriminale", shkruan Zhupa. 

 

Të fundit