Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Berishës: Rama prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli

Deklarata e fortë e Berishës: Rama prej disa ditësh ka bllokuar

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në "Rrugën e Shpresës" ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se prej disa ditësh ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli. 

Sipas Berishës,në këto servera gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.

"Këto ditë drejtësia e SHBA kryqëzoi, gozhdoi, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit të SHBA, Edi Ramën.
Edi Rama është sot një kufomë e pakallur.
T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit.
Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën.
Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.
Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.
Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh.
Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht.
Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti", tha Berisha. 

Të fundit