Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e deputetit: Martinaj u lajmërua 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Deklarata e fortë e deputetit: Martinaj u lajmërua 5 minuta para se

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit. Duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm, Salianji tha se 5 minuta para se policia të shkonte në hotelin, ku qëndronte Ervis Martinaj, i është dërguar mesazh që të largohej.

Duke ngritur shumë pikëpyetje për fatin e të shumëkërkuarit të policisë, deputeti i tha Çuçit se Gledis Nano u shkarkua vetëm se kishte lidhje me SHBA-në.

“Nxirrni policët për t’i mbajtur kot. Ku e keni sot Sulen Çelën, Fatos Goga, Kamer Mehja. Po e them këtu atë që qarkullon në zë në radhët e policisë së shtetit, Ervis Martinaj nuk jepin dot përgjigje sot çfarë bëhet është gjallë a vdekur.

Pesë minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit e keni lajmëruar për t’u larguar se keni pasur tjetër plan. Alban Bengasi, Abedin Mama, Ervin Merlika. Vetëm një operacion i ke këta. Ish drejtoi i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni.

Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Ja ku i ke vrasjet më të rënda. Nuk e keni hequr për objektiv ju atë. Se çfarë objektivi do plotësoj ai kur ke të njëjtët drejtorë”, u shpreh ai.

 

Të fundit