Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Basha u infiltrua në politikën shqiptare për të fuqizuar faktorin rus në Shqipëri

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Basha u infiltrua në politikën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ajo ka deklaruar Bashën infiltrim në politikën shqiptare me qëllim fuqizimin e faktorit rus në vend.

Kryemadhi u shpreh në “Dekalog” se Basha dhe bashkëshortja e tij kanë qnë elementë që i duheshin Rusisë, ndërsa arsyetoi pse ka këtë mendim.

“Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë.

Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha kryetarja e LSI.

E pyetur përse ka bashkëpunuar dhe bestuat te Basha, Kryemadhi tha se ajo bashkë me të tjerë dëshironin të krijonin një lider të ri të opozitës.

 

Të fundit