Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Krichbaum, Berisha: Angazhim personal, më gjej një provë që fakton trillimin e Sorosit

Deklarata e Krichbaum, Berisha: Angazhim personal, më gjej një

Deputeti gjerman, folës i grupit parlamentar të CDU/CSU Gunther Krichbaum, deklaroi dje se PD ka të drejtë të vendosë vetë për liderin partiak, teksa theksoi se duhet të shohë nga e ardhmja.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deputetit gjerman duke i kërkuar të ndërmarrë një hetim për të gjetur një fakt ose provë që vërteton shpifje e multimiliarderit Geroge Soros ndaj tij.

Berisha e konsideroi deklaratën e deputetit një angazhim persona, duke theksuar se në qëndrime të tilla nuk mund të ndërhyjë.

“Ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj. Por cili është komenti im? Një deputet i Bundestagut, i CDU, i lejon vetes, ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë, te një parti simotër, aq më tepër kur e bën këtë, bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i Soros dhe Edi Ramës. Duke thënë këtë, nuk e quaj zgjedhje të goditur këtë nga ana e tij, por ftoj zotin Krichbaum që të ndërmarrë një hetim në arkivat e shtetit dhe vendit të tij, nëse mund të gjejë një fakt ose provë të vetme për të faktuar atë shpifje dhe trillim të Sorosit, unë do ta vlerësoja një gjë të tillë,” tha Berisha.

Të fundit