Flash News

Ditari i Opozitës

"Deklarata e Manastirliut u nxor nga konteksti", Vasili-Ramës: Boll e talle ministren se s'ta ka për borxh

"Deklarata e Manastirliut u nxor nga konteksti", Vasili-Ramës:

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama mbrojti ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke thënë se deklarata e saj "do zgjedhim kush do trajtohet" është nxjerrë nga konteksti.

Vasili shkruan në Facebook se Rama po sillet si dado e lodhur e ministres. Gjithashtu i kërkon kryeministrit ta lërë Manastirliun të përgjigjet vet lidhur me këtë çështje.

Postimi i plotë:

Rama dado e lodhur e ministres!

Edi nuk duron dot asnje llaf per ministren e shendetesise.

Kur i kerkon informacion presidenti ministres pergjigjet dhe del perpara si fand spathi Rama dhe kthen pergjigje.

Kur thote Basha qe deklarata e ministres, qe do i seleksionojne pacientet sipas deshires, eshte kriminale fap del prap fandi spathi Rama dhe kthen ai prap pergjigje.

Boll e talle ministren se s'ta ka per borxh.

Rame lëre te ktheje ndonje pergjigje ministrja se per ate paguhet.

Ti nuk duron dot as kur ta pyesin ministren, por dobesite e tua nuk jane ceshtje e shqiptareve mbaji brenda zyrave te tua a gjetke.

Edi si dado e ministres je i perkushtuar, por e ben trashe!!

Të fundit