Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Merkel për integrimin, Basha: Europa nuk mund ta pranojë autokracinë, Rama ka dështuar  

Deklarata e Merkel për integrimin, Basha: Europa nuk mund ta pranojë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar në abc neës qëndrimin e kancelares Angela Merkel kur tha se  nuk ka çelje negociatash këtë vit për Shqipërinë.

“Më vjen shumë keq për këtë deklaratë nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Europës shprehen për këtë, natyrisht është hera e dytë në dijeninë time  që kancelarja thotë këtë por është hera e parë që bëhet publike.

Ça do të thotë kjo? Kjo do të thotë që njësoj si me ekonominë me papunësinë me krizën me tërmetin dhe me COVID-in Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe ne këtë e dimë se jo vetëm nuk po bëhet progres me hapjen e negociatave, por siç po flisnim pak më para po rrezikohen edhe arritje që deri tani i kemi gëzuar.

Madje i kemi marrë edhe të mirëqena se thamë janë bërë pjesë e historisë, arritjet e heqjes së vizave, padiskutim që Edi Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës që përpiqe të heshtë apo të kapë median dhe të margjinalizojë opozitën politike të vendit dhe për këtë arsye kanë vënë 15 kushte, disa prej të cilave quhen parakushte  për konferencën e parë ndërqeveritare. I pari dhe kryesori ka qenë reforma zgjedhore dhe ju e mbani mend entuziazmin  me të cilën e përshëndetëm 5 qershorin. Tani le ta themi midis njëri-tjetrit këtu, 5 qershori nuk ishte ndonjë magji e madhe. Kemi pasur reforma zgjedhore që kanë qenë shumë më të thella konsensuale. Është kështu apo jo?”, tha Basha.

Të fundit