Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e ministrit të Brendshëm për zgjedhjet, Gjata: Po përpiqet t'u thojë mbështetësve se i kemi në dorë zgjedhjet

Deklarata e ministrit të Brendshëm për zgjedhjet, Gjata: Po

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit.

I ftuar në News24, Gjata u shpreh se deklaratat e tilla nuk janë të reja dhe se nuk janë vënë re as gjatë krizës së vitit 1997.

Gjata e quajti këtë një deklaratë politike dhe jo një reflektim të nevojave për garantimin e një procesi të drejtë.

“Ai po përpiqet të tregojë mbështetësve se i kemi në dorë zgjedhjet,” tha ai. Ai theksoi rëndësinë e verifikimit të kartave të identitetit, duke shtuar se gjatë çdo procesi zgjedhor janë përdorur mjetet e identifikimit të skaduara, të cilat nuk janë për përdorime të tjera përveç identifikimit në zgjedhje.

Gjata sugjeroi që shteti të mbulojë rinovimin e kartave të identitetit për ata që i kanë skaduar, duke garantuar kështu që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje.  

Të fundit