Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Ramës për mungesën e ujit në Vlorë, ironizon Këlliçi: Fajin e ka Saliu

Deklarata e Ramës për mungesën e ujit në Vlorë,

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 – 2010 për defektin në ujësjellësin e Vlorës.

Në një reagimnë Facebook, Këlliçi e cilëson deklaratën e Ramës si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, edhe pse Rama e zhvendos vëmendjen tek opozita.

“Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë, ai që menaxhon buxhetin prej 13 vitesh dhe Bashkinë Vlorë, e paska gjetur problemin tek tubat e Partisë Demokratike. Si gjithmonë, sa herë janë në hall të madh e të kapur në flagrancë, zgjidhja është vetëm një: Opozita po qeveris keq dhe fajin e ka Saliu!!!”, shkruan Berisha.

Të fundit