Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e shefes së OSBE, Berisha: Nuk ka as dashuri, as armiqësi të përjetshme

Deklarata e shefes së OSBE, Berisha: Nuk ka as dashuri, as armiqësi

Shefja e Misionit të Vëzhgimit të OSBE në Tiranë, Audrey Glover e pyetur nëse do të kishte një takim me kreun e PD-së Sali Berisha, tha se do të ishte e lumtur të takonte këdo që merr pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha, teksa komentoi deklaratën i pyetur lidhur me kritikat që ka pasur për raportin që Glover ka nxjerrë në zgjedhjet e vitit 1996, tha se nuk ka as dashuri dhe as armiqësi të përjetshme.

Berisha tha se nëse raporti i fundit i Glover do të merrej më me seriozitet nga qeveria, Shqipëria nuk do të ishte këtu.

Berisha: Nuk ka as dashuri as armiqësi të përjetshme, ato që kam pasur për zgjedhjet e 96, tani i afrohen 28 viteve. Tani, në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj, e kam vlerësuar, nëse raporti i Glover do merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria, Shqipëria nuk do ishte kurrë në këtë gjendje, raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte atë raport bazë.

 

Të fundit