Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Yuri Kim, Mediu: Nuk kandidon Berisha në zgjedhjet lokale

Deklarata e Yuri Kim, Mediu: Nuk kandidon Berisha në zgjedhjet lokale

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim në raport me Sali Berishën.

Në "Ora e Betit" ai tha se nuk sheh asgjë të re në qëndrimet e fundit të ambasadores dhe kujtoi se këto janë zgjedhje lokale dhe nuk kandidon as Berisha dhe as ndonjë kryetar partie tjetër.

Fatmir MediuNuk ka ndojë qëndrim të ri të SHBA në raport me dizenjimin  që i është bërë zotit Berisha.Çështja është si opozita do rikuperojë në marrëdhëniet me SHBA. Në zgjedhjet lokale nuk kandidon Berisha as ndonjë tjetër nga kryetarët e partive por kandidojnë kandidatët për kryetar bashkie.

Këta kandidatë kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe kanë një betejë me PS. Në nivel lokal dhe qëndror duhet të jetë e fokusuar në problematikat që ka vendi.

 


 

Të fundit