Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata për Alqi Bllakon, Balliu: Në PS nuk martohesh dot pa lejen e Ramës, jo më të vjedhin

Deklarata për Alqi Bllakon, Balliu: Në PS nuk martohesh dot pa lejen e

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, ka komentuar deklaratën e kryeministrin Rama lidhur me përfshirjen e ish-deputetit socialist Alqi Bllako në aferën e inceneratorëve.

Për RTV Ora, Balliu tha se në PS nuk bëhet asgjë pa marrë lejen e Ramës e jo më të bëhet fjalë për dhënie tenderash. Lidhur me deklaratën e Ramës se çështja e Bllako është përgjegjësi personale e tij, Balliu e quan të gabuar.

Sipas tij, Rama kërkon llogari për çdo lëvizje që bëhet në PS, duke filluar nga çështjet e partisë e deri te personat me të cilët deputetët pinë kafe.

“Koncepti se Rama nuk di gjë se është përgjegjësi personale, në PS nuk martohesh dot pa lejen e Edi Ramës. Marrin lejen e Edi Ramës, nëse është dakord ai ecin përpara, jo më të vjedhin paratë pa lejen e Edi Ramës. Këta nuk hyjnë dot në zyrë pa marrë leje te ai, as nuk hyjnë dhe as nuk dalin dot pa marrë leje te Edi Rama. Edi Rama i thoshte një ministri të vet "pse ke dalë ti në kafe me atë se ai është kundër nesh. I kishte bërë video se kishte dalë në kafe me dikë tjetër. Këtij do t'i marrin paratë këta? Ky nuk le asnjë grimcë në PS të lëvizë pa lejen e tij, jo më paratë, ai është i sëmurë me paratë. Nuk ngopet kurrë. Për sa kohë të jetë Rama aty do të ketë vjedhje”, tha Balliu.

Të fundit