Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Bashës, Çela: Nuk është më në opozitë, por në xhepin e vogël të pushtetit financiar

Deklaratat e Bashës, Çela: Nuk është më në

Kreu i Partisë Demokratike të degës Pogradec, Gent Çela, ka folur për ngjarjet e fundit të kampit opozitar.

Në një lidhje direkte për Fax News, Çela komentoi edhe deklaratat e bëra dje nga ulzim Basha. Ai u shpreh se Basha përpiqet të mbuojë faktin se ai ka vepruar i përjashtuar nga deputetët e tjerë, kur tha se 80 mijë demokratë kanë ndërrar jetë.

Çela shtoi se Basha nuk është më pjesë e opozitës.

"E vërteta është që çdo dalje e Bashës, pas më shumë se sa 1 viti, ajo që qarkullon sot është që për të fsheh faktin që janë përjashtuar demokrat tha se 80 mijë demokratë kanë ndërruar jetë. Një deklaratë qesharake për të mbuluar faktin ai ka vepruar duke përjashtuar gjithë deputetët, Këshllin Kombëtar të PD dhe së fundmi dërgoi në botën tjetër edhe 80 mijë anëtarë të PD. E sigurtë që zoti Basha nuk është më në opozitë. Qartësisht ai rrjeshohet krah pushtetit për pushtet financiar, për tendera. Nuk ka më shqiptarë që nuk e di që zoti Basha është në xhepin e vogël të pushtetit financiar.

E sigurtë që PD ajo që quani Rithemelimi që është partia ku janë parimet, boshti ideologjik është e bashkuar përveçse një grupi i vogël parlamentar që nuk e di nëse formulohen grup pra. Basha përveç logos të dhënë nga pushteti nuk ka asnjë gjë tjetër. Me logon në zgjedhjet lokale është shmangur është fshehur nga beteja elektorale, një parti ekziston për të qene pjesë e garës. Zoti Basha i ka bërë bisht fushatës garës dhe ai e di mirë mbështetjen që ka konsideratën e munguar në rradhët e demokratëve. Zoti Basha më shumë se çdokush tjetër e di mjaft mirë urrejtjen në rradhët e demokratëve dhe refuzon të ballafaqohet", tha Çela.

Të fundit