Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Bashës për reflektim, Paloka: Truk për të kaluar një situatë të vështirë, nuk jep dorëheqjen

Deklaratat e Bashës për reflektim, Paloka: Truk për të

Për Edi Palokën, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, deklaratat e fundit të Lulzim Bashës për reflektim dhe mbajtje përgjegjësie për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të Partisë Demokratike, janë vetëm një “truk”.

Duke folur në A2 CNN, Paloka thotë se Basha nuk jep dorëheqjen as pas humbjes së radhës

E kam dëgjuar deklaratën e Bashës dhe me nuhatjen time, e kuptova që ishte një hile e re e tij. Është një truk për të kaluar një situatë të vështirë për të sepse po ta kishte sinqerisht atë deklaratë, do të reagonte. Basha, që nga viti 2014, të njëjtën frazë thotë: “Do të reflektoj thellë”. I kemi parë 8 vjet pasojat e reflektimit. Nuk kam më asnjë shpresë që ai të reflektojë. Do t’i bënte një shërbim të madh PD-së nëse do të hapte rrugën për bashkimin e partisë dhe për një garë të lirë brenda partisë”, tha Paloka.

“Basha nuk jep dorëheqjen as pas humbjes së radhës. Komisioni i Rithemelimit dhe demokratët e kanë vendosur se ku do të shkojnë, me apo pa Bashën. Problemi është se, siç e pamë edhe në zgjedhjet e fundit, ai rezultat erdhi si rezultat i përçarjes së PD-së. Vetëm vota mund ta zgjidhë këtë çështje dhe unë ia kam thënë Bashës që të votëbesohet. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të përcaktuar se si do të ecet në këtë parti. Po rikthyem votën, kemi rikthyer gjithçka”, shtoi Paloka.

Të fundit