Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Krichbaum, Berisha e fton në sallën e gjyqit: Justifiko qëndrimin amoral

Deklaratat e Krichbaum, Berisha e fton në sallën e gjyqit: Justifiko

Deputeti gjerman i Bundestagut, Gunther Krichbaum, nga një vizitë dy ditore në Tiranë, u pyet për procesin dhe hetimet e nisura ndaj kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ai i cilësoi akuzat ndaj Berishës shumë të rënda, teksa tha se SPAK është një institucion që po i shërben BE-së dhe nuk duhet sulmuar.

“Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara”, deklaroi Krichbaum.

Berisha i është përgjigjur deputeti gjerman duke paralajmëruar se do të nisë një proces gjyqësor ndaj tij për qëndrimit që mbajt ndaj kreut të opozitës.

Berisha tha se Krichbaum u paraqit si turpi i deputetit duke kryer një akt të padenjë e duke mashtruar shqiptarët. Ai e ftoi deputetin gjerman në sallën e gjyqit për të sqaruar qëndrimin ndaj tij.

“Deputeti Krichbaum është paraqitur sot si turpi i deputetit, si turpi i institucionit që përfaqëson. Deputeti Krichbaum, në një mashtrim publik para shqiptarëve, ka mbrojtur veprimin pa autorizimin e parlamentit, të SKAP-it të partisë dhe gjykatëses së saj. Ky është një akt i padenjë, ky është mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë prej gjëje dhe ku udhëtari mund të vijë dhe të lëshojë çdo shpifje dhe çdo trillim.

Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë, por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.

E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit.

Zoti Krichbaum, më vjen keq por të njoftoj sot se kam filluar që sot konsultimet me ekspertë ligjorë dhe u garantoj se do bëj çdo përpjekje për një proces të ndershëm ligjor kundër teje. Jo kundër Bundestagut, Bundestagu është një institucion që e dua shumë dhe e respektoj shumë”, deklaroi Berisha.

Të fundit