Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Si u ndryshua kompleksi Partizani nga terren sportiv në zonë urbane me firmën e Ramës

Berisha: Si u ndryshua kompleksi Partizani nga terren sportiv në zonë

Akuzave të hetimit të nisur nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur me fakte e detaje nga tre momente kyçe që dëshmojnë për procesin e privatiizmit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha nënvizoi se çdo vep[rim i qeverisë së tij është bërë mbi bazën e dokumenteve dhe listave zyrtare të dorëzuara nga Presidenti i asaj kohe.

Berisha thekson se ka qenë Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, i cili më 6 qershor 2006 firmosi kthimin nga terrene sportive në zona urbane.

“Moment themelor që ky proces të ecte, ishte heqja nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me firmën e presidentit të Republikës. Sali Berisha nuk ka dorëzuar kurrë një propozim të tillë te asnjë president.

Por dokumentet zyrtare faktojnë se që nga viti 2000, terreni i klubit Partizani, që ishte i vendosur në tokat e 5 familjeve tiranase, nuk kishte lidhje me ministrinë. Ai kishte mbetur terreni i askujt, ndërtesat e askujt. Ministri Ismail Lleshi, me një shkresë urdhëron shtabin e përgjithshëm që ta marrë në mbikëqyrje që të mos lejojë zhvillimin e mafies mbi të, se ajo mbeti tokë e askujt.

Pra, heqjen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura, e kanë bërë të tjerë para vitit 2005.

Së dyti, çdo veprim i qeverisë së Sali Berishës pas vitit 2005, është bërë bazuar në listën zyrtare të presidentit të Republikës, mbi pronat e plan përhapjes së forcave të armatosura. Në këtë dokument, klubi Partizani nuk ekzistonte.

Ka edhe një moment kyç këtu, pa të cilin aty ndërtime nuk mund të bëheshin. Dhe ky moment kyç është ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv, në terren urban. Këtë akt e ka kryer Edi Rama më 6 qershor 2006, në një kohë kur asnjë nga objektet nuk ishte privatizuar.  Pra, u kthyen nga terrene sportive në zonë orbane direkt nga Edi Rama.

Po Edi Rama, në vitin 2008 apo 2009, kontrakton studion zvicerane Urban Plan, për të bërë planin e zonës, dhe e cilëson këtë zonë urbane. Ky Shalsi i Ramës, shkonte dhe bënte dëgjesa me qytetarët edhe për këtë zonë, për ndërrimin e destinacionit.

Ky proces ka filluar në vitin 1994 me kërkesën e këtyre pesë familjeve të Tiranës, për njohjen e pronës në Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Komiteti ka njohur pronën dhe jo vetëm e ka njohur, por ka kthyer një sipërfaqe prej disa metra të saj, që ishte krejt e lirë. Procesi ka vazhduar në vitin 2000, 2004 dhe është kompletuar në vitin 2009. Por njohja e pronave dhe kthimi i tyre, për të cilin prokurorja e partisë Mellonai, pretendon se ka ndodhur nga viti 2006, është një gënjeshtër e turpshme”, deklaroi Berisha.

Të fundit