Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Metës, Spaho: Aleatët u regjistruan për 13 tetorin 2019 pas konsultimit me PD

Deklaratat e Metës, Spaho: Aleatët u regjistruan për 13 tetorin

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta sa i takon akuzave ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

I ftuar në “Frontline” në Neës24, Spaho u pyet nëse u shtynë zgjedhjet vetëm pse e kërkoi Basha sic deklaroi Meta një ditë më parë.

Deputeti tha se nuk ka informacione, por shtoi se PD bëri zgjedhje të gabuara për të cilat po paguan çmimin.

Zoti Meta foli për variantin e tij, për sa i takon PD-së ne kemi deklaruar se nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor. Ne ceduam nga ky pozicion dhe zgjedhjet u zhvilluan. Madje deklaruam se më 30 qershor do bëhet nami, që do përleshemi në qendrat e votimit që nuk është fare normale. Ne bëmë zgjedhje të gabuar për të cilat po paguajmë çmimin për këto zgjedhje të gabuara.
Ajo që mund të them unë është që përveç atij diskutimi formal që është bërë për lënien e mandateve, nuk di ndonjë vendim tjetër të rëndësishëm, reforma territoriale, hyrjen në çadër, marrëveshjen e majit që ne të kemi bërë debat në institucionet që ka PD, në kryesi, këshill Kombëtar apo në grupin parlamentar”, tha ish-nënkryetari i PD.

Sa i përket 13 tetorit ai tha se aleatët u regjistruan pas konsultimit me PD, ndërkohë që PD nuk shkoi në KQZ.
“Me sa duket ata që merrnin vendime nuk kanë dashur. Patjetër që nëse kërkon që zgjedhjet të shtyhen, do duhet që kur të nxirret data tjetër duhet të regjistrohesh. Aleatët janë regjistruar jo me dëshirën e tyre por pasi u konsultuan me PD. Shkuan u regjistruan të gjithë me miratimin tonë dhe më pas ne vetë nuk u regjistruam. Kjo do të ndihmonte në shqyrtimin e rastit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Komisioni i Venecias për vendimin që mori.
Të gjithë analistët, blogjet, gazetat të cilat nuk kanë lënë gjë pa thënë për PD-në deri më 25 prill, sot i ke të rreshtuara fuqimisht në mbrojtje të zotit Basha. Shikoni lojërat në parlament. Tani po diskutohet paketa fiskale, shqetësim i madh për bujqit, keni parë të propozohet gjë nga PD, përveç kundërshtimit”, tha ai.

               

Të fundit