Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: Edi! Nesër ta shpjegoj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se marrëveshja PD-LSI ka si qëllim të lidhë Lulin ose të shpërbëjë reformën në Drejtësi.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi paralajmëron se nesër do të shpjegojë gjerë e gjatë fabrikën e parave dhe i kërkon kryeministrit të ketë durim.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi tha mbrëmjen e djeshme se brenda dy ditësh LSI do të sjellë një denoncim konkret të mënyrës se si Edi Rama ka manipuluar rezultatin zgjedhor të vitit 2017.

Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: Edi! Nesër ta shpjegoj

Të fundit