Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon sërish Berisha: Mashtroi krah Marta Kos për të mbrojtur Lubinë

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon sërish Berisha: Mashtroi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në Facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencen me Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

Berisha akuzon Ramën për mashtrim dhe thekson se pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është një praktikë e zakonshme në vendet e Bashkimit Evropian, duke përmendur shembuj si Rumania, Italia, Franca, Belgjika, Kroacia dhe Spanja.

“Rama mashtroi paturpësisht në deklaratën me Marta Kos për të mbrojtur Lubinë. Pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është praktikë normale në BE. Vetëm në Shqipërinë e Rama–Ballukut prezantohet si ‘puç’. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia!”, shkruan Berisha.

Reagimi i kryetarit të PD vjen pas polemikave të krijuara nga deklaratat e Ramës, i cili cilësoi pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku si “absurd dhe të paprecedentë në Europë”.

Të fundit