Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për negociatat, Basha: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE

Deklaratat e Ramës për negociatat, Basha: Autokratët e korruptuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në “Forumin e Prespës” teksa ky i fundit kritikoi BE-në për moshapjen e negociatave dhe tha se Ballkani Perëndimor nuk ka përse të presë BE-në për të bërë tregti pa barriera, që qytetarët të lëvizin vetëm me letër dhe të ketë qarkullim të lirë të kapitalit e mallrave.

Në një postim në Twitter, kryedemokrati thekson se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Postimi i plotë:

Ishte një kohë  kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin tavolinat janë kthyer.

Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.

Të fundit