Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Mendësi antidemokratike

Deklaratat e Ramës për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Mendësi

Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek Reforma Zgjedhore, ku nuk munguan edhe ironitë ndaj opozitës.

Ai shpreh se opozita vazhdon të ketë probleme me aritmetikën, ndërsa theksoi se nëse do të ketë vullnet opozita për këtë çështje, nëse jo, atëherë do të vazhdojë pa Komision.

“Nëse deri në fund të procesit, kur është afati do të ketë vullnet, bujrum, nëse jo ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë faqen e re pa Komisionin”, tha Rama ndër të tjera.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili shkruan përmes rrjeteve sociale se Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben shqiptarëve, por tregon sipas tij mendësinë e rrezikshme antidemokratike për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, shprehet Bardhi.

 

Të fundit