Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës, Spahia: Shkodranët janë të revoltuar nga kërcënimet e kryeministrit

Deklaratat e Ramës, Spahia: Shkodranët janë të revoltuar nga

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia tha se Rama nuk e ka problem t'iu ofrojë qytetarëve njerëz të inkriminuar.

Edi Rama ka treguar me fakte se nuk e ka problem t’u ofrojë qytetarëve njerëz thellësisht të inkriminuar dhe të korruptuar. Ky qëndrim nuk dëmton aspak, por zgjon edhe njëherë ndjenjën e revoltës tek qytetarët e Shkodrës”, tha Spahia në “Pa Censurë” në RTSH.

Rama ka deklaruar vazhdimisht se e sheh të pamundur bashkëpunimin me “kukullat e Berishës dhe Metës”. Spahia nuk i jep të drejtë as rivalit të tij Benet Becit, kur thotë se Shkodra ka mbetur peng i politikës.

Spahia shton se personalisht ka dërguar mbi 50 projekte dhe asnjëri nuk është miratuar.

Nuk ka patur luftë nga ana e bashkisë me qeverinë. Nuk ka patur asnjë rast të vetëm kur Bashkia e Shkodrës të jetë bërë pengesë për një nismë për të financuar apo investuar. Përveç 42 projekteve të viteve të mëparshme, në 2022 janë dërguar 50 projekte të tjera prej meje për financim qeverisë qendrore dhe FSHZH dhe kemi marrë zero përgjigje. Shkodra mund të quhet peng i papërgjegjshmërisë së kryeministrit Rama dhe i maxhorancës së tij, që ka zgjedhur të persekutojë Shkodrën dhe qytetarët e saj mbi baza politike”, u shpreh Spahia.

Të fundit