Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Vulin, Meta: Porosi e shefave të Ramës për të dëmtuar Kosovën

Deklaratat e Vulin, Meta: Porosi e shefave të Ramës për të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e bërë nga zyrtari serb, Aleksandër Vulin, i cili tha se “Shqipëria e Madhe mund të ndalet vetëm nga serbët”.

Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se kjo deklaratë u bë me urdhër të shefave të Ramës në Beograd për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat evropiane.

Meta theksoi se nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë për Beogradin se sa Rama.

“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim që ka të bëjë me politikën e jashtme. Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë. I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane. Kjo shkon në interes të Rusisë. Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe. Rama synon që të bëje liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT. Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiqit”, tha ai.

Të fundit