Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat në kongresin amerikan, Lela: E qartë që Rama ka bërë ndërhyrje deri në SHBA për garën politike në Shqipëri

Deklaratat në kongresin amerikan, Lela: E qartë që Rama ka

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela komentoi deklaratat e forta dje në Kongresin Amerikan, ku figura të njohura akuzuan Soros dhe kryeministrin Rama se kane perdorur parate e taksepaguesve amerikane per te goditur liderin e opozites, Sali Berisha.

Duke folur në Syri tv, Lela u shpreh se, është e qartë që Edi Rama ka bërë ndërhyrje, lobim deri në SHBA, për në garën politike në Shqipëri.

LelaËshtë një ngjarje që ka obligimet e veta jo vetëm për opozitën do mendoja unë, por edhe për Shqipërinë. Pra, e çliron opozitën dhe luftën politike, ose betejën politike këtu brenda në Shqipëri nga pesha të kota, nga pesha artificiale, nga pesha penguese që gjatë gjithë kësaj kohe i ka patur në shpinë si Sali Berisha, si opozita, si Partia Demokratike, si pasojë e investimit lobues financiar korruptues të të gjitha llojeve të kundërshtarit politik, që është Partia Socialiste me në krye Edi Ramën.

Ky sipërfaqësim, i këtyre fakteve thënë në atë forum që është Kongresi Amerikan duhet të jetë sinjali i duhur që jo vetëm për atë që i kanë pësuar ato deformime që është opozita, por edhe ata që i kanë shtyrë këto deformime që është Rama me të tijët, që janë ministra, bashkëpunëtorë, zëvendësministra etj, që ne i kemi parë në dosjen e Departamentit të Drejtësisë.

Ajo që deri së voni shihej nga disa si teori konspiracioni, nga disa si justifikim për humbje të opozitës. Sot e dimë se çfarë është. Është një ndërhyrje në sistemim, në trupën politike, në garën politike të brendshme të Shqipërisë, me shtytjen dhe financimin gjeneroz, bujar të Ramës dhe anturazhit të tij, duke shkuar deri në SHBA, deri tek një top i një ish-agjent i turpëruar tashmë i FBI-së, Charles McGonigal, dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë të tij në SHBA.

Është rivendikimi i cili nuk kthen pas asgjë. Dëmet e asaj që u shpërfaq në Kongres, kanë ndodhur, u panë, por të paktën e drejta është vënë deri më tash pjesërisht dhe është mirë  për ata që i kanë mbrojtur këto ide që nuk kanë qenë opinione po fakte dhe ka qenë një luftë e bërë për dinjitetin e një personi, e një force politike, por unë do të mendoja edhe të një vendi që është Shqipëria.  

Të fundit