Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarimi deri në 2 mln euro pa provuar burimin, Ivi Kaso: Operacion kriminal pastrimi parash të pista

Deklarimi deri në 2 mln euro pa provuar burimin, Ivi Kaso: Operacion

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar lidhur me projektligjin për “Amnistinë Fiskale” ku parashikohet vetëdeklarim i pasurive deri në 2 milionë euro duke paguar tatimin, por pa qenë nevoja për të treguar burimin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kaso shkruan se ky projektligj është operacion kriminal pastrimi parash të pista nga ana e qeverisë.

“Ja pra që nuk e paska patur për emigrantët që donin të dërgonin 30 000 £ në Shqipëri e gjoja s'mund ta bënin lehtësisht, por e paska patur për ata "hallexhinjtë" e tjerë... vëllain, motrën, shokun, mikun, shoferin, dashnoren e kujtdo që është pasuruar nëpërmjet krimit e korrupsionit e paskan hallin e madh se si do legalizojnë nga 2 mln € pasuri për kokë.

Hall i madh  s'ke ç'thua por veç për këto lloj hallesh mendon kjo maxhorancë mbasi s'la hall tjetër pa ju lëshuar në shpinë shqiptarëve! Operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim.

Shuplakë fytyrës MONEYVAL-it që na ka shpallur tashmë "delja e zezë" e Evropës dhe çdo naivi që ka ndonjë iluzion mbi drejtimin që ka marrë ky vend”, shkruan Kaso.

Të fundit