Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaroi se Berisha mbështetet nga influencat ruse, ‘Rithemelimi’ padit deputetin demokrat

Deklaroi se Berisha mbështetet nga influencat ruse,

Komisioni i Rithemelimit ka paditur për shpifje deputetin e PD, Kreshnik Çollaku, pasi ky i fundit lëshoi akuza se ish-kryeministri Sali Berisha po mbështetej nga inteligjenca ruse dhe Kisha Ortodokse.

Deklaratat e Çollakut erdhën pas protestës së 7 janarit nga Berisha dhe mbështetësit e tij në oborrin e selisë blu.

Në debatet me dyer të mbyllura të Kryesisë, më 12 janar, Çollaku ka deklaruar se “Berisha po mbështetet nga influencat ruse dhe Kisha Ortodokse”.

Në padinë e komisionit të Rithemelimit thuhet se “Këto deklarata lëshuar qëllimisht në kulmin e krizës brenda Partisë Demokratike nga deputeti Kreshnik Çollaku, edhe pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve të PD nga Policia e Shtetit por edhe nga njerëz të armatosur brenda selisë së kësaj partie nga mbështetës të ish-kryetarit Basha më 8 janar 2022, kërkojnë të manipulojnë opinionin publik që jo vetëm kjo lëvizje financohet nga bruime të dyshimta, por ato janë burime që lidhen me mbështetje nga forca destruktive anti-shqiptare dhe me besime fetare të ndryshëm nga ai mysliman”.

Deklaroi se Berisha mbështetet nga influencat ruse,

Të fundit